Pandemia e koronavirusit, Stojku: Qeveria mori masat e duhura

Deputeti nga grupi parlamentar “Demokraci dhe Drejtësi”, Edmond Stojku ishte i ftuar në emisionin e mëngjesit “Dita Jonë” në A2 ku foli për situatën e pandemisë së koronavirusit në Shqipëri.

Stojku vlerësoi se masat e ndërmarra nga qeveria ishin të duhurat dhe sipas tij shifrat e suksesit në pandemi tregohen nga vdekshmëria që ajo shkakton në një vend.