Pandemia koronavirus, do të ketë më të njëjtin shkëlqim tapeti i kuq i Hollywood?

Mund të ketë kaluar një kohë e gjatë derisa të shfaqet sërish tapeti i kuq i Hollywood dhe pyetjet e zakonshme të reporterëve, “Çfarë keni veshur këtë mbrëmje?” Tapeti i kuq është pjesa më jetike e premierave të filmave dhe ceremonive të çmimeve, vendi i gumëzhimave të aktorëve, fustaneve të mahnitshme dhe brohorimave të fansave.

Por ndërsa Hollywood-i përballet me pandeminë koronavirus, tapetet e kuq të së ardhmes së afërt do të duken shumë ndryshe , gjithmonë nëse ato do të shtrohen. Të mbushur me fotografë, yje të ndryshëm, publicistë dhe fansa që qëndrojnë në radhë për një selfie, tapetet e kuq janë një nga element thelbësor në makinerinë e publicitetit për Hollywood-in. Por, aq sa e bukur është për t’u parë aq edhe e vështirë është për të menaxhuar situatën në epokën e distancimit social.