Pandemia koronavirus, turmat në plazhet europiane alarmojnë zyrtarët

Rritja e numrit të vizitorëve në plazhet e Europës Veriore pas lehtësimit të masave kufizuese dhe temperaturave të larta, ka alarmuar zyrtarët dhe ekspertët.

Disa qytete në veri-perëndim të Francës mbyllën plazhet e tyre për shkak të mosrespektimit të rregullave dhe distancimit social. Shumë bashki të Vendeve të Ulëta iu bën thirrje turistëve gjermanë që të mos i vizitojnë.