Pandemia, Krasniqi: Politika duhet të bashkëpunonte, Shqipërinë e pret një situatë e vështirë

“Në mungesë të institucioneve dhe në mungesë të një garancie, liderët politikë i shfrytëzojnë këto momente për të marrë më shumë mbështetje. Ligjërimi i kryeministrit, në thelb nuk ka qenë negativ, por nga ana tjetër kemi pasur një lloj situate jo të këndshme në raport me kritikën, arrogante, denigruese dhe fyese”. Kështu e komenton analisti i A2, Afrim Krasniqi, komunikimin publik të qeverisë, ndërsa më pas këtë e bën edhe për opozitën. Krasniqi bën edhe një parashikim se çfarë do të ndodhë me vendin tonë pas koronavirusit.