Pandemia në Kosovë, Infektivi i mbushur me pacientë, 70% e tyre me oksigjen

Situata në Klinikën Infektive të Kosovës është mjaft delikate nga pandemia koronavirus, pavarësisht se Ministria e Shëndetësisë pretendon se gjithçka është nën kontroll. Infeksionistët theksojnë se tashmë kapacitetet spitalore janë të mbushura me pacientë të infektuar me Covid-19, shumica e të cilëve trajtohen me oksigjen.