Pandemia në Kosovë, si po ndihmon shoqëria civile në përballimin e situatës?

Të shumta kanë qenë nismat e fushatat, sidomos në nisje të kësaj lufte, të ndërgjegjshëm që mund të na gjente të papërgatitur. Qindra vullnetarë, individë, grupe, në vend, rajon e diasporë, na dëshmuan edhe një herë, se janë aty, solidarë, të ndjeshëm e ndihmues sa herë shohin vështirësi. Kryefjalë ndihme kanë qenë bluzat e bardha dhe mjetet mbrojtëse për ta. Njëlloj ka vepruar edhe fondacioni “Bone vet” në Kosovë, që ka dhënë si donacion 2046 mburoja në qendrat klinike universitare të Kosovës. Përfaqësuesja e fondacionit “Bone vet” foli në Ditarin e orës 09:00 mbi këtë nismë.