Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 17%
  • Qendrat historike 17%

Pandemia në rajon, zero raste të reja në Kosovë dhe Mal të Zi

Nga A2 CNN
25 Maj 2020, 14:39 | Ballkani
Pandemia në rajon, zero raste të reja në Kosovë dhe Mal

Kosova arrin të fitojë një betejë të rëndësishme kundër koronavirusit të ri duke zeruar rastet e reja. Nga 138 testimet e kryera në 24 orët e fundit, nuk rezultoi asnjë i infektuar me COVID-19. Kjo nuk ndodhte që prej 13 marsit. Bilanci i përgjithshëm i të prekurve është mbi 1 mijë dhe ai i viktimave mbetet në 29.

Instituti Kombëtari i Shëndetësisë në Kosovë raportoi 4 të shëruar, ndërsa në total 789 pacientë e kanë fituar luftën me virusin e rrezikshëm.

Të shtruarit në Klinikën Infektive janë 9, prej tyre 1 në gjendje të rëndë. “Prej të shtruarve në repartin e terapisë intensive, një është në gjendje kritike, ndërkohë dy të tjerët janë të trajtuar me oksigjeno-terapi”, thotë Vera Berisha - Ndreja, mjeke e klinikës infektive të Kosovës.

Në gjurmët e Kosovës edhe Mali i Zi. Ministria e Shëndetësisë e këtij shteti njoftoi se janë zeruar rastet e reja me Koronavirus, duke pretenduar madje se janë ndër vendet e para europiane që arrijnë këtë rezultat.

Qeveria e Podgoricës falenderoi të gjithë qytetarët për përgjegjshmërinë e treguar në betejën me pandeminë. Ekspertët në departamentin e sëmundjeve infektive në Malin e Zi theksojnë se nuk është ende koha për të lehtësuar më tej kufizimet pasi virusi është ende aktiv në vendet fqinje.

Duke qëndruar në rajon numri i rasteve të reja në Maqedoninë e Veriut është rritur në ditën e fundit, ndërsa qeveria do të rihapë kopshtet zoologjike këtë javë. Sa i përket pushimeve, autoritetet këshillojnë qytetarët që të shikojnë opsionet brenda vendit, sipas asaj që raportojnë mediat shqiptare në Shkup.  

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani