Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 50%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 50%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Pandemia në SHBA, Trump: Mund të kemi 100 mijë jetë të humbura

Nga A2 CNN
4 Maj 2020, 12:48 | Bota
Pandemia në SHBA, Trump: Mund të kemi 100 mijë jetë të

Presidenti amerikan paralajmëron se deri në 100 mijë persona mund të vdesin nga Covid-19 në Shtetet e Bashkuara. Megjithatë, Donald Trump, hedh poshtë akuzat për reagim të vonuar të administratës së tij e madje pretendon se masat e ndërmarra kanë shpëtuar qindra mijëra jetë njerëzish.

“Jo shumë kohë më parë, modelet parashikonin se mes 1.5 dhe 2.2 milionë njerëz do të vdisnin në Shtetet e Bashkuara. Përmes reagimit tonë agresiv dhe përkushtimit të jashtëzakonshëm të popullit amerikan shpëtuam qindra mijëra jetë njerëzish. Shpresojmë t’i ruajmë shifrat nën 100 mijë vdekje, që gjithsesi mbetet një numër i tmerrshëm”, tha Donald Trump.

Mbi 67 mijë vetë kanë humbur jetën në Shtetet e Bashkuara si pasojë e koronavirusit të ri. Trump u shpreh optimist sa i përket vaksinës, duke thënë se mund të jetë gati në fund të këtij viti. Por Këshilltari i Lartë për Shëndetësinë në Shtëpinë e Bardhë, Anthony Fauci beson se një vaksinë efikase do të kërkojë deri në 18 muaj  të krijohet, e ka nga ata që mendojnë se edhe viti ardhshëm është një afat shumë ambicioz. E ndërsa refuzon të marrë përgjegjësinë për situatën me pandeminë ne vend, kreu i Shtëpisë së Bardhë e ka më të lehtë të fajësojë Kinën. “Ka bërë gabime të tmerrshme dhe nuk do t’i pranojë”,  ishin fjalët e Trump. Numri një i Uashingtoni i faturon një pjesë të fajit edhe shërbimeve sekrete, të cilat i akuzon se dështuan të ngrinin shqetësimet për pandeminë para 23 janarit. 

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli