Pandemia nga Covid-19, Evropa po kërkon rrugët e rimëkëmbjes ekonomike

Ndërkohë që secili prej nesh ngre shqetësimin dhe diskuton mundësinë e rreziqeve dhe problemeve që do të lindin kryesisht në ekonomi, si rezultat i kostove që sjell post pandemia, duket se edhe ndikimi në ekonominë e vendeve të BE-së ka filluar të nuhatet si një rrezik real e potencial. Për këtë motiv, dy vende me peshë në familjen evropiane, si Franca e Gjermania, kanë propozime konkrete tashmë që vijnë me emrin e një iniciative.

Por më e saktë për të na dhënë idenë e impulseve të mundshme të hartës ekonomike evropiane dhe formulave se si ata po mendojnë të rimëkëmbin ekonominë foli në A2 Aneta Wolter, anëtarja e kryesisë së bashkimit Kristiandemokrat gjerman në Lubeck.