Pandemia nuk i ndal, në gusht mbi 800 mijë turistë nga Kosova

Muaji gusht ka shënuar fluksin më të lartë të turisteve nga Kosova drejt bregdetit shqiptar. Sipas të dhënave zyrtare nga policia kufitare e Kosovës, gjatë 31 ditëve të këtij gushti janë futur në Shqipëri mbi 813 mijë turistë.
Edhe pse flitet për një fluks të lartë, sërish kjo shifër është më e ulët se e njëjta periudhë e vitit të kaluar.
“Në 2019 kanë ardhur gjithsej 1 milion 324 mijë persona, ndërkohë që këtë muaj kanë hyrë 813 mijë persona, 39% më pak se viti i kaluar”, thotë Nexhmi Krasniqi, drejtor i Policisë Kufitare, në Veri-Perëndim të Kosovës.
Sakaq pas javës së parë të shtatorit, janë regjistruar 90 mijë persona hyrje nga Kosova drejt Shqipërisë me 19 mijë automjete.
Ndërkohë fluksi i lartë i lëvizjeve, ka shtuar edhe tentativat e trafiqeve të lëndëve të ndaluara në kufi, ku përveç kapjes e sasi të vogla nuk kanë munguar as ato me sasi më të mëdha.
Policia kufitare e Kosovës ka kapur 13 raste të trafiqeve të drogës nga Shqipëria në drejtim të Kosovës, nga të cilat edhe një rast ku janë kapur 6 kilogramë lëndë narkotike kanabis sativa.