Papunësia nga Covid-19, skemë kompensimi për të rikthyerit në punë

Bizneset mund të aplikojnë për të marrë subvencione për punonjësit e larguar nga pandemia, që do të rikthehen në punë. Qeveria ka miratuar programin për nxitjen e punësimit, ku përmes 3 skemave: 4, 8 dhe 12 mujore do të paguajë pagën minimale të gjysmës së kohëzgjatjes së programit dhe kontributet për çdo vend të ri pune. Kompensimi do të jetë i vlefshëm vetëm për punonjësit e larguar, të cilët nuk mund të pushohen sërish nga puna, pasi në të kundërt punëdhënësi do të duhet të rikthejë fondet e përfituara nga shteti.