Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

Paradoksi i procedurave! Lulzim Berisha prej 1 viti në kërkim, Gjykata e Lartë i kërkon adresën

Nga A2 CNN
26 Tetor 2021, 10:32 | Kronikë
Paradoksi i procedurave! Lulzim Berisha prej 1 viti në kërkim, Gjykata

Gjykata e Lartë e nisi me një seancë të dështuar shqyrtimin e kërkesës së Prokurorisë së Durrësit për të rikthyer në qeli ish-kreun e “bandës së Durrësit”, Lulzim Berisha. Ai u lirua nga burgu në dhjetor 2016 nga Gjykata e Apelit Durrës, gati 5 vite para se të përfundonte dënimin me 25 vite burg për krime të “bandës”.

Çështja ndaj tij në Gjykatën e Lartë u shty për më 9 nëntor, për shkak të mosparaqitjes në sallë të vetë Berishës, por edhe të avokatit të tij, Detar Hysi, për arsye shëndetësore. Por teksa Gjykata e Lartë shqyrton rekursin e Prokurorisë Durrës kundër vendimit që e liroi me kusht nga qelia, Lulzim Berisha është në arrati.

Prej dhjetorit të vitit të kaluar ai është shpallur në kërkim ndërkombëtar nga drejtësia shqiptare, pasi sipas SPAK dyshohet të jetë përfshirë në ekzekutimin e Klodian Saliut dhe Vajdin Lames, ngjarje të ndodhur në shkurt 2005. Ky fakt, nuk e ka penguar Gjykatën e Lartë të ndërmarrë të gjitha procedurat standarde për njoftimin e tij. Para shtyrjes, gjykata vlerësoi të marrë informacion përmes Prokurorisë së Durrësit, nëse Lulzim Berisha mban apo jo kontakte me zyrën e Shërbimit të Provës. E gjithë kjo, për të saktësuar një adresë ku do t’i bëhen njoftimet për seancat e radhës.

A2 CNN Livestream

Dita jonë