Paradoksi! Sigurojmë makinat, por jo jetën dhe shëndetin – A2

Paradoksi! Sigurojmë makinat, por jo jetën dhe shëndetin

Shqiptarët sigurojnë makinat, por jo shëndetin dhe jetën. Të dhënat e fundit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare tregojnë se gjatë vitit 2018, primet e sigurimit të detyrueshëm motorik, ose ndryshe sigurimi i automjeteve që është i detyrueshëm me ligj arritën në rreth 10.7 miliardë lekë, duke shënuar një rritje prej 7.6% kundrejt një viti më parë.
Aktualisht, sigurimi i automjeteve zë edhe 63.38% të tregut të sigurimeve, ndërkohë që sigurimet vullnetare janë në rënie.
Sipas të dhënave, primet e sigurimit vullnetar arritën në rreth 6.1 miliardë lekë, ose 0.62% më pak se në vitin 2017. Rënia më e fortë tek sigurimet vullnetare vihet re te sigurimi i aksidenteve dhe shëndetit, si dhe te sigurimet e jetës.
Sigurimet vullnetare përbëjnë aktualisht 31.62% të tregut të sigurimeve, ku sigurimi i pronës zë 18.13% dhe pjesa tjetër përbëhet nga sigurimi i jetës dhe shëndetit.
Mungesë kulture, por edhe të ardhura të pakta. Kombinimi i këtyre dy faktorëve po e mban tregun e sigurimeve në nivele ende embrionale në Shqipëri.

Shkarkoni aplikacionin e A2