Paralajmërimi i Koresë së Jugut: Koronavirusi do të rikthehet në shtator

Një valë e dytë e koronavirusit do të përfshijë botën më vonë gjatë vitit, me shumë gjasë nga vjeshta. Paralajmërimi vjen nga Presidenti i Koresë së Jugut, Moon Jae-In, i cili thotë se pavarësisht përpjekjeve për izolim, përgjatë këtyre muajve, SarsCov2 nuk do të ndalet, por mund të rikthehet edhe më i fortë.