Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

Paralajmërimi i OBSH: Të rinjtë po nxisin përhapjen e pandemisë

Nga A2 CNN
18 Gusht 2020, 13:43 | Bota

Koronavirusi po përhapet nga persona të moshave, 20, 30 dhe 40-vjeçare, shumica e të cilëve nuk e dinë se janë të infektuar dhe po rrezikojnë grupet e cenueshme.

Shqetësimi ringrihet nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, e cila thotë se këtë muaj numri i të rinjve të infektuar në botë është rritur ndjeshëm, duke vënë në rrezik të moshuarit dhe personat me probleme shëndetësore në zonat me popullsi të dendur.

 “Pandemia po ndryshon. Persona në të 20-tat, 30-tat apo 40-tat, po nxisin gjithnjë e më shumë përhapjen. Shumë prej tyre nuk e dinë se janë të infektuar”, deklaroi Takeshi Kasai, drejtor rajonal i OBSH.

Takeshi Kasai, drejtor rajonal i OBSH

Rritja e rasteve të reja ka detyruar shumë vende të rikthejnë masat e kufizimit, ndërsa vijon ethshëm gara për krijimin e një vaksine për virusin që ka gjunjëzuar ekonomitë, u ka marrë jetë më shumë se 770 mijë njerëzve dhe ka infektuar gati 22 milionë të tjerë.

https://a2news.com/2020/07/30/obsh-fajeson-te-rinjte-pergjegjes-per-rigjallerimin-e-covid-19-ne-europe/

Shpërthime të reja u raportuan në vendet që dukej se e kishin vënë nën kontroll pandeminë, përfshirë Vietnamin, i cili deri më tani nuk kishte regjistruar asnjë transmetim të brendshëm për shkak të masave agresive të kufizimit.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu