Paralajmërimi i OKB: Pandemia, pasoja katastrofike në vendet më të varfra

Organizata e Kombeve të Bashkuara paralajmëron se koronavirusi mund të ketë pasoja katastrofike në vendet më të varfra dhe bën apel për grumbullimin e 4.7 miliardë dollarëve të tjerë për të mbrojtur miliona jetë njerëzish e për të frenuar përhapjen në shtetet më të cenueshme. Me herët OKB-ja kishte kërkuar 2 miliardë dollarë për planin global humanitar, nga të cilat vetëm gjysmat janë siguruar.