Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Paralajmërimi i Spahos: Trazira sociale nëse gjykata njeh Alibeajn

Nga A2 CNN
20 Dhjetor 2022, 20:13 | Politikë
Paralajmërimi i Spahos: Trazira sociale nëse gjykata njeh Alibeajn

Pas shtyrjeve të njëpasnjëshme, Gjykata e Apelit më në fund mbajti sot seancën që hap siparin e ankimimeve të palëve në Partinë Demokratike, që në finale do të vendosë se kush ka legjitimitetin për ta drejtuar atë. Çështja e parë është ajo nga pala Alibeaj që kërkon regjistrimin e Statutit të Kuvendit të 18 dhjetorit bashkë me ndryshimet e statutit në Kuvendin e 17 korrikut 2021.  

Për këtë çështje u diskutua mbrëmjen e së martës në Debat nga Alba Alishani ku i ftuar ishte Edmond Spaho, sekretar për Integrimin Europian dhe deputet i PD-së.

Spaho u shpreh se nuk është optimist që kjo çështje do të zgjidhet shpejt, pasi sipas tij, është në interesin e mazhorancës ta mbajë të hapur.

“Çuarja e çështjes në Apel është një farsë pasi grupi i Alibeajt nuk ka qenë palë në shkallën e parë dhe për rrjedhojë nuk ka se për çfarë të ankohej. Por sistemi gjyqësor është i influencuar nga politika dhe ndërhyrjet bënë që të pranohej aplikimi dhe të zgjatej kaq shumë kohë, një çështje kaq e vogël. Është interesi i mazhorancës për të mbajtur këtë konflikt të hapur, për përfitimi të tij dhe zgjedhjet e ardhshme të 14 majit. Nuk jam optimist që kjo çështje do të zgjidhet, pasi kleçka juridike mund të gjenden pafund për ta zgjatur këtë çështje”.

Edmond Spaho

Më tej, ai paralajmëroi trazira sociale nëse vendimi i gjykatës do të jetë në favor të grupit të Alibeajt.

“Sot nuk ka njeri që ka dyshim se PD është grupi i Rithemelimit të Berishës. 95% e anëtarësisë së dikurshme është në grupin e Rithemelimit. Megjithatë, mos u habisni që nën presionin politik, të merret çdo lloj vendimi. Për këtë nuk e vë dorën në zjarr. Në të kundërt, do të jetë një lojë me shumë përgjegjësi, në radhë të parë e Edi Ramës dhe pastaj edhe e gjykatës pasi nuk ka për të kaluar kaq thjesht, madje, mund të jetë shkak për trazira sociale. Po flitet për simbolet e një partie politike dhe për të asgjësuar totalisht opozitën. Më pas, Rama të sundojë si një sulltan i vetëm këtu”.

Edmond Spaho
https://a2news.com/2022/12/20/ankimi-i-grupimit-te-bashes-ne-apel-avokati-kerkon-te-njihet-me-aktet-e-dosjes/

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani