Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 17%
  • Qendrat historike 17%

Parandalimi i tumoreve, Bashkimi Europian do të taksojë alkoolin dhe duhanin

Nga A2 CNN
5 Shkurt 2020, 16:00 | Bota
Parandalimi i tumoreve, Bashkimi Europian do të taksojë alkoolin dhe

Bashkimi Europian është gati të ndërmarrë masa të ashpra për të ruajtur shëndetin e qytetarëve. Brukseli do të ekzaminojë rolin e taksimit për duhanin dhe alkoolin, reduktojë ekspozimin e substancave kancerogjene në vendet e punës dhe në ambientet publike për parandalimin e tumoreve. Gjithashtu’ do të rishikojë diagnozat e hershme dhe terapitë e reja si dhe cilësinë e jetës së pacientëve.

Këto masa, mbi të cilat do të zhvillohet aksioni i Komisionit Europian në luftën kundër tumoreve, u prezantuan së fundmi në Bruksel në konferencën e quajtur “Europa mposht kancerin”. Ekzekutivi i Unionit nisi dy konsulta publike “për të formuar një plan veprimi”, shpjegoi presidentja Ursula von der Leyen.

Konsultimi i parë do të jetë i hapur për të gjithë dhe do të zgjasë 12 javë, ndërsa i dyti do të zgjasë vetëm 4 javë dhe do të përqendrohet vetëm në synimet e planit të veprimit që prezantohet në fund të 2020-ës. “Dëshirojmë të dëgjojmë të gjithë ata që kanë një histori për të treguar, mjekë dhe pacientë, shkencëtarë dhe shoqëri civilë”, theksoi von der Leyen,  ndërsa në fund theksoi se kjo është një betejë që duhet fituar.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani