Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Paraqiti të dhëna të rreme ndaj një të hetuari, SPAK arreston ish-shefin e sektorit ligjor në burgun e Peqinit

Nga A2 CNN
11 Nëntor 2021, 13:46 | Kronikë
Paraqiti të dhëna të rreme ndaj një të hetuari, SPAK

Ish-shefi i sektorit ligjor në burgun e sigurisë së lartë të Peqinit, Gani Shehu, është arrestuar me urdhër të SPAK. Ai dyshohet se ka lëshuar një dokument me të dhëna false për të lehtësuar pozitën penale të Viktor Imerit, ish-i dënuar me 25 vite burg.

Imeri, i njohur edhe si “Tori i Xhihanes” aktualisht po hetohet nga SPAK nën masën e sigurisë “arrest në burg” për vrasjet e Vajdin Lamajt dhe Klodian Saliut në vitin 2005. Burime zyrtare të SPAK konfirmuan se dokumenti problematik ka dalë në skenë në Gjykatën e Posaçme, gjatë shqyrtimit të një kërkese të Imerit për zëvendësim të masës dhe lirim nga paraburgimi.

Në proces avokati i tij ka paraqitur si provë një shkresë të marrë nga burgu i Peqinit, përmbajtja e së cilës ka ngjallur dyshime për prokurorët.

Pas kryerjes së disa veprimeve hetimore, SPAK mbërriti në konkluzionin se “në shkresën e datës 14.01.2021 të nxjerrë nga IEVP, Peqin, paraqiteshin të dhëna të rreme të cilat shkonin në drejtim të lehtësimit të pozitës së të hetuarit Viktor Imeraj”.

Informacioni i përcjellë nga burgu për kohën e qëndrimit të Imerit në Peqin, sektorin, apo qelin ka kaluar në filtrat e fortë të SPAK edhe për llogari të konfirmimi të thënieve të të penduarit të drejtësisë, Luftar Reçi, i cili ka pretenduar se vrasjet e bujshme të vitit 2005 i kishte mësuar në burg nga Imeri. 

Në vijim të hetimit, sipas SPAK, është krijuar dyshimi i arsyeshëm, që personi që ka prodhuar këtë shkresë të jetë ish-shefi i sektorit ligjor të IEVP, Peqin, Gani Shehu.

A2 CNN Livestream

Dita jonë