Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Parashikimi i motit: 1 nëntor 2021

Nga A2 CNN
1 Nëntor 2021, 07:13 | Aktualitet
Parashikimi i motit: 1 nëntor 2021

Dita nis e kthjellët, por që në orët e paradites një sistem me vranësira i afrohet bregdetit jugor. Mesdita dhe orët në vijim sjellin vranësira në të gjithë territorin për pasojë në mbrëmje nis shi i lehtë në skajet veri-jug dhe në një pjesë të bregdetit.

Nata sjell rrebeshe shiu në pjesën më të madhe të vendit, kryesisht në veri. Temperaturat e ajrit nuk do të pësojnë ndryshime të ndjeshme, dy vlerat ditore luhaten nga 4 në 23-24°C.

Era do të fryjë mesatare nga drejtimi jugor deri pas mesditës kur era forcohet në tokë dhe bregdet duke arritur shpejtësi mbi 60 km/h, edhe më e fortë në hapësirat detare duke sjellë stuhi detare kryesisht në kanalin e Otrantos.

A2 CNN Livestream

Dita jonë