Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Parashikimi i motit: 18 tetor 2021

Nga A2 CNN
18 Tetor 2021, 07:24 | Aktualitet
Parashikimi i motit: 18 tetor 2021

Dita fillon me kthjellime e vranësira kalimtare në veri dhe qendër, por vranësira të shpeshta me reshje të përkohshme shiu do të ketë në zonat jugore.

Pjesa e dytë e ditës shton vranësirat në të gjithë vendin duke sjellë momente të shkurtra me shi të dobët nga skaji jugor deri lart në vargmalin e Krujës duke përfshirë pjesërisht qarkun e Dibrës.

Mbrëmja sjell kthjellim të motit në të gjithë vendin. Temperaturat e ajrit rriten lehtë në mëngjes e mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 4 në 23°C.

Era do të fryjë e lehtë deri mesatare pas mesditës nga drejtimi verior, ndërsa dallgëzimi në det do të ngjitet rreth 2 ballë.

A2 CNN Livestream

Dita jonë