Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 100%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 0%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Parashikimi i motit, 29 nëntor 2021

Nga A2 CNN
29 Nëntor 2021, 07:23 | Aktualitet
Parashikimi i motit, 29 nëntor 2021

Gjatë gjithë ditës, moti sjell vranësira, reshje shiu dhe dëborë në lartësitë 900 metra. Kthjellime të pakta do ketë në perëndim dhe jugperëndim, ndërsa reshje më të dendura në veri dhe zonat lindore.

Temperaturat e ajrit ulen me 2-3°C në të dyja vlerat ditore, por rënia më e ndjeshme do të fillojë nga pasditja dhe në vijim.

Era do të fryjë mesatare dhe shpesh e fortë në tokë e det, nga drejtimi perëndimor, duke aktivizuar dallgë të larta në bregdet, ndërsa dallgëzim mbi 6 ballë do të ketë në det të hapur.

A2 CNN Livestream

Dita jonë