Parashikimi i motit, nesër do të vijojnë reshjet e shiut

Nesër paradite do të vijojnë reshjet në të gjithë territorin e vendit. Pas mesditës priten reshje dëbore në zonat malore dhe shi në ultësirën perëndimore. Gjatë pasdites do të ketë kthjellim gradual të motit. Përsa i përket temperaturave, vlera maksimale nuk do t’i kalojë 12-13 gradë.

Nga Tanja Porja, meteorologe e A2.