Parashikimi i motit për fundjavën, e shtuna me kthjellime, të dielën rikthehen reshjet

E shtuna sjell kthjellime në të gjithë vendin; po ashtu e diela vijon me kthjellime-vranësira deri në mbrëmje kur reshjet rikthehen në pjesën më të madhe të vendit. Temperaturat mbeten të ulëta edhe nesër kur pritet që vlerat minimale të arrijnë deri në -4°C, ndërsa të dielën kemi rritje të ndjeshme, deri në 18°C. Në Europë pritet një tjetër stuhi, në zonat perëndimore, ku rikthehen kushtet e motit ekstrem. Temperaturat mbeten të ulëta gjatë së shtunës, por do të ketë rritje të ndjeshme të dielën në të gjithë kontinentin.