Parashikimi i motit, rritje e lehtë temperaturash

Të martën në mesditë priten të shfaqen vranësira, që do të shtohen në pjesën e dytë të ditës dhe në mbrëmje, duke sjellë vonë në mbrëmje edhe reshje të pakta në skajin verior. Ndërkohë, do të vijojë rritja e temperaturave, me vlerat maksimale që do të arrijnë 19-20 gradë Celcius.

Nga Tanja Porja, meteorologe e A2.