Parashikimi i UNDP: Covid-19 mund të trondisë ekonominë e shëndetësinë

Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillimin parashikon tronditje të sistemit shëndetësor dhe atij ekonomik nëse qeveria nuk merr masat e duhura për përballimin e situatës së krijuar nga Covid-19 në vendin tonë.

UNDP, në një raport mbi planet social-ekonomike të Shqipërisë, ka kaluar në sitë problemet me të cilat po përballet shëndetësia si pasojë e koronavirus.