Paratë publike, për çfarë paguajmë dhe ku shkojnë?

Mungesa e besimit te qeverisja lidhet padyshim edhe me një keqmenaxhim të paratë publike. Ky nuk është vetëm perceptim. Kontrolli i Lartë i Shteti ka evidentuar se për vitin 2019, dëmi ekonomik që institucionet shtetërore i kanë shkaktuar buxhetit, në kahun e të ardhurave dhe shpenzimeve vlerësohet në rreth 27.3 miliardë lekë, ekuivalent me 273 milionë dollarë. Dëmi ekonomik, që pasqyron shkeljet dhe abuzimet ka pësuar rritje të vazhdueshme në 4 vitet e fundit. Ekspertët argumentojnë se keqmenaxhimi i parasë publike do të jetë edhe më i madh në këtë periudhë të koronavirusit, në mungesë të kontrolleve fizike nga institucionet audituese.

Por për të diskutuar më shumë lidhur me keqmenaxhimin e financave publike në kuadër edhe të rënies së besimit te qeverisja, i ftuar Azmi Stringa, ekspert për ekonominë.