Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Parisi i zemëruar, pret emigrantët e refuzuar nga Roma

Nga A2 CNN
11 Nëntor 2022, 15:14 | Bota
Parisi i zemëruar, pret emigrantët e refuzuar nga Roma

Përshkallëzon përplasja mes Italisë dhe Francës për emigracionin. Parisi paralajmëroi Italinë për pasoja të rënda para se një anije shpëtimi të ankoronte në portin e Toulon, ditën e premte.

Anija “Ocean Viking” kishte kërkuar fillimisht leje per të hyrë në bregdetin italian, që ishte më afër zonës ku ishin shpëtuar emigrantët, duke thënë se gjendja shëndetësore dhe higjienike në bord po përkeqësohej me shpejtësi. Por, Roma refuzoi të jepte dritën jeshile, duke thënë se shtetet e tjera duhet të mbajnë më shumë mbi shpatulla barrën e pranimit të mijëra emigrantëve që përpiqen të vijnë çdo vit nga Afrika e Veriut.

Reagimi i Francës ishte i ashpër, me ministrin e Brendshëm që kritikoi autoritetet, që siç tha, lanë për 15 ditë emigrantët në det: “Autoritetet e reja italiane kanë bërë zgjedhjet e pakuptueshme të mos i përgjigjen thirrjeve të shumta për ndihmë nga anija “Ocean Viking” përgjatë ditëve të fundit, edhe pse ajo gjendej në zonën italiane të kërkim-shpëtimit. Nuk ka dyshime gjithsesi se në terma të ligjit ndërkombëtar dhe ligjit detar, i takonte Italisë të caktonte një port për të pritur këtë anije”.

Kryeministrja italiane Giorgia Meloni, e cila drejton qeverinë më të djathtë të Italisë në dekada, duket se është e gatshme ta çojë çështjen në krye të agjendës europiane. Në një reagim ndaj deklaratës së ministrit të Brendshëm francez, Meloni u shpreh: “U befasova nga reagimi agresiv i qeverisë franceze, i cili në këndvështrimin tim është i pakuptueshëm dhe i pajustifikueshëm. Çfarë i zemëron ata kaq shumë? Fakti që Italia duhet të jetë i vetmi port zbarkimi për emigrantët në Mesdhe, pasi nuk ka ndonjë marrëveshje të shkruar për këtë?”. 

Pasi dhjetëra thirrjet për ankorim ju mohuan, anija e operuar nga organizata bamirëse SOS Mediterranee, u kthye në Francë, ku po ashtu nuk pati një përgjigje të menjëhershme nga autoritetet. Siç njoftoi më vonë ministri i Brendshëm, 3 prej emigrantëve kishin nevojë urgjente për ndihmë mjekësore dhe ishin çuar në spital, ndërsa 20 të tjerë, përfshirë 57 fëmijë, do të mirëpriteshin në portin ushtarak të Toulun. 

A2 CNN Livestream

Dita jonë