Parisi në lot për Notre Dame, premtimet për rindërtim rikthejnë shpresën

15 prilli ishte një ditë e errët për Francën. Një pjesë e historisë së saj u dogj. Katedralja e Notre Dame u përfshi nga flakët, të cilat dogjën një pjesë të madhe të ndërtesës legjendare. Ndërhyrja e zjarrfikësve që luftuan për orë të tëra me flakët mbajti gjallë shpresat, të cilat u mbështetën më pas edhe nga paratë e mbledhura që do të përdoren tashmë për rindërtimin e Notre Dame.

A2CNN udhëtoi në Paris për të raportuar nga afër për këtë ngjarje të rëndë për Francën e jo vetëm.

Gazetarja Rosalba Bejdo, e cila ishte në kryeqytetin francez, sjell këtë speciale mbi Notre Dame…

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN