Parlamenti 2019, nga djegia e mandateve te beteja mes dy opozitave – A2

Parlamenti 2019, nga djegia e mandateve te beteja mes dy opozitave

Viti 2019 me dy sesionet e tij plenare ishte ndër vitet më të çuditshme në historinë pluraliste të Parlamentit. Nisi me një opozitë dhe u mbyll me një tjetër. Votat e kësaj të fundit u përdorën për të miratuar ligje që rrinin prej vitesh e muajsh në sirtarët e Kuvendit për shkak të konfliktit politik të mazhorancës dhe dy partive më të mëdha opozitare, PD e LSI.