Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

“Parlamenti, aneks i PS”. Luçiano Boçi: Kemi dyshime te Gjykata, por partia nuk është as vulë, as zyrë

Nga A2 CNN
8 Korrik 2022, 21:50 | Politikë
“Parlamenti, aneks i PS”. Luçiano Boçi: Kemi dyshime

Nënkryetar i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi tha në “Intervistë” me Merita Haklaj në A2 CNN se partia ka dyshime mbi vendimmarrjen që pritet të marrë Gjykata e Tiranës pas ankimimit të bërë nga Enkelejd Alibeaj për regjistrimin e statutit të ri të partisë, pas Kuvendit të 11 dhjetorit 2021.

“Përderisa kemi një vendim jo ligjor, madje antiligjor, të pranimit të ankimimit që nuk ekziston si palë që nuk duhet si ka dalë dhe si është bërë, normal që kemi dyshimet tona. Sepse në një realitet normal politik dhe juridik do të duhej që personat që pretendojnë mosnjohjejn e vendimeve të Kuvendit të datës 11, të bënin një Kuvend tjetër dhe aty të merreshin ato vendime që i favorizonin në veprimtarinë e tyre politike. Alibeaj e ka bërë ankimimin në cilësinë e kryetarit të komanduar të PD. Por në gjykatë nuk e ka emrin si kryetar i PD. Çka do të thotë qënia kryetar i PD është çështje e vullnetit të lirë të anëtarëve që e kanë zgjedhur. Lojërat me ankimime që vijnë edhe për shkak të bashkëpunimeve jo të sinqerta të interesave të caktuara për të mbajtur një vulë apo një zyrë... partia nuk është as vulë as zyrë”, tha Boçi.

https://a2news.com/2022/07/08/protesta-i-kaloi-pritshmerite-boci-edhe-deputetet-kritike-ndaj-berishes-e-kuptuan-cfare-do-baza/

Edhe pse është caktuar nga deputetët si krytar i grupit parlamentar, Kuvendi nuk e ka regjistruar si të tillë. “Absurditeti i situatës nuk vjen për shkak se nuk jemi në pozicionet tona, por sepse në mënyra absurde Parlamenti funksionon si aneks i ekzekutivit, si noter, madje si aneks i PS. Kur Edi Rama bën deklarata, pothuajse ka vendosur edhe sjelljen e Lindita Nikollës, dhe çdo vendimmarrje të mëpasshme. Në një parti politike e vendos organi më i lartë i saj, që është Kuvendi Kombëtar i PD, që ka bërë zgjedhjet e tij për drejtimin e partisë”, shtoi ai.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani