Parlamenti i “djegur” – Absolut 4 – 08/07/2021

Në tranzicionin shqiptar post-komunist një parlament nuk ka qenë si një tjetër, por për nga cilësia vetëm ai i fillimeve të pluralizimit kujtohet për mirë.

Seanca e fundit e kësaj legjislature iku bashkë me urimin për të mos ardhur më kurrë një e tillë. Momentet kulminante të Parlamentit të katër viteve të fundit, një Parlament i vendimeve të paprecedenta, ku opozita shënoi shkallën më të lartë të protestës me djegien e mandateve dhe me bojkotin e një gare elektorale.

Opozita zëvendësuese nuk reshti se votuari për qeverinë, deri te ndryshimet kushtetuese apo për shkarkimin e Presidentit. Vet kreu i shtetit zgjodhi lojë të fortë në emër të balancës institucionale ndaj qeverisë, por edhe duke u përfshirë me tone të ashpra në fushatën elektorale.

Nga ana tjetër, qeveria e kryeministrit Edi Rama, i rikonfirmuar me zgjedhjet e 25 prillit, zgjodhi të qeveriste kryesisht me akte normative.

E thënë me fjalë është shumë pak nga ajo që përcjellin aktet përmes figurës dhe zërit të protagonistëve në këtë katërvjeçar.