Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Parlamenti me 99 deputetë, të enjten betohen 3 të rinj

Nga A2 CNN
27 Mars 2019, 20:22 | Politikë
Parlamenti me 99 deputetë, të enjten betohen 3 të rinj

PD e LSI refuzuan të dorëzojnë anëtarët për KZAZ. Ndaj, Klement Zguri, kreu i KQZ, iu referua ligjit, duke i bërë thirrje qytetarëve që të plotësojnë ata vakancat.

Pas kësaj thirrjeje, mbledhja i dha dritën jeshile zëvendësimit të mandateve. Amra Barova e LSI në Shkodër, Arben Elezi i PD në Elbasan dhe Adriatik Alimadhi i PD në Vlorë, janë 3 emrat e rinj që do të betohen të enjten në Parlament.

Pas betimit të tre emrave të rinj, numri i deputetëve në Kuvendin e Shqipërisë shkon në 99. 17 prej tyre janë opozitarë të rinj.

Ndërkohë, paraditen e së enjtes opozita do të vijojë protestën e radhës. Burimet thonë se ajo do të nisë në 5 vendndodhje të ndryshme për të rrethuar Kuvendin e Shqipërisë.

A2 CNN Livestream

Dita jonë