Parlamenti me “Green Pass”, PS e PD dakord për certifikatën e vaksinimit

Konferenca e kryetarëve i dha dritën jeshile propozimit të PS-së për vaksinimin e detyruar të deputetëve. Pas debateve mbi kërkesën e PD-së për zhvillimin e punimeve parlamentare me prezencë fizike të deputetëve, krerët e Kuvendit dhanë dakordësinë që kjo të zbatohet por si kusht do të jetë certifikata vaksinimit ose testi PCR.