Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 100%
  • Zonat malore 0%
  • Qendrat historike 0%

Partitë nuk çojnë komisionerët, KQZ në vështirësi për operatorët e identifikimit elektronik

Nga A2 CNN
9 Maj 2023, 16:32 | Politikë
Partitë nuk çojnë komisionerët, KQZ në

Kanë mbetur pak ditë nga 14 maji dhe disa prej subjekteve garuese vijojnë të mos dërgojnë pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve emrat e komisionerëve për qendrat e votimit. Nga ana tjetër, edhe vetë menaxhuesit e procesit zgjedhor po hasin vështirësi në gjendjen e operatorëve për identifikimin elektronik të vëzhguesve. Nëse problemi i parë ka një zgjidhje, i dyti po mundon më shumë krerët e KQZ-së. 

“Ju nuk mund ta imagjinonit dhe sa në risk mund të jetë procesi i identifikimit elektronik. Askush nuk pengohet që ditën e votimit të thotë unë thashë që do vija, por nuk erdha. Dhe pastaj këtë përgjegjësi dhe pa asnjë droje e kërkojnë këtë përgjegjësi për sisteme që duhet të ishte menduar se si do të funksionojnë”, u shpreh Celibashi.

Gjetja e burimeve njerëzore vijon të jetë sfidë për KQZ-në, ndërsa pajisjet në vetvete kanë kaluar me sukses testet, ku një zë të veçantë Celibashi i dha votimit dhe numërimit elektronik, duke nënvizuar se është e pamundur identifikimi i votës së qytetarëve.

Sa i përket komisionerëve të qendrave të votimit që subjektet zgjedhore ende nuk kanë dërguar, Celibashi nënvizon se në raste neglizhence, këto vende do të plotësohen nga vetë institucioni.

“Partia Socialdemokrate nuk ka sjellë propozimet për 450 QV, Partia Demokratike për 422 QV dhe Partia e Lirisë për 75 QV. Nëse partitë politike që kanë këtë të drejtë do të dështojnë për të sjellë propozime, do t’i kalojnë partisë që ka të drejtë të të njëjtit spektër, atëherë do t’i emërojmë kryesisht”, u shpreh Celibashi.

Për zgjedhjet e 14 majit është ngritur edhe shqetësimi i ndryshimit të qendrave të votimit për të cilat Celibashi nënvizoi se janë të pandikueshme në proces.

https://a2news.com/2023/05/04/14-maji-pd-nuk-con-komisioneret-ps-ceibashit-na-jepni-listen-e-anetareve-te-caktuar-nga-kqz/
https://a2news.com/2023/04/24/reklamat-e-fushates-kqz-nis-hetimin-e-posterave-te-rames-kunder-berishes-e-metes/

A2 CNN Livestream

Dita jonë