Pas 6 muajsh, Task Forca për koronavirusin raporton për situatën pandemike

Task Forca për koronavirusin pranë Shtëpisë së Bardhë, raportoi për herë të parë në disa muaj për situatën në të cilën ndodhet vendi. Anëtarë të saj folën për ashpërsinë e virusit SarsCov2, ndërsa iu kërkuan amerikanëve që të ndërgjegjësohen për mbajtjen e maskës mbrojtëse. Ndërkohë presidenti i zgjedhur Joe Biden u takua virtualisht me guvernatorë të shteteve më të prekura e më të goditura nga pandemia, për të diskutuar mundësinë e masave të reja anticovid.