Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

Pas dy muajsh izolimi, Italia do të hapë kufijtë

Nga A2 CNN
16 Maj 2020, 12:29 | Bota
Pas dy muajsh izolimi, Italia do të hapë kufijtë

Italia do të lejojë udhëtimet nga dhe për në vend, duke filluar nga 3 qershori, në atë që konsiderohet si një hap i madh në përpjekjen për të rihapur ekonominë pas dy muajsh izolim.

Sipas një dekreti të firmosur nga kryeministri Guisepe Conte, prej së njëjtës ditë do të rinisin gjithashtu lëvizjet ndër rajonale, të pezulluar që prej marsit si pjesë e masave për frenimin e pandemisë.

Italia ka një prej bilanceve më tragjike nga koronavirusi në botë, me plot 31 600 jetë të humbura, por niveli i infektimit ka rënë ndjeshëm gjatë ditëve të fundit. Ai ishte vendi i parë në Evropë që aplikoi kufizime mbarëkombëtare, pas shpërthimit të rasteve ne rajonet veriorë në muajin shkurt. Por, autoritetet nisën lehtësimin e masave në fillim të këtij muaji, kur lejuan hapjen e fabrikave dhe parqeve.

Disa rajone italiane kanë kërkuar për zbutje më të shpejtë të kufizimeve, por Conte mbështet një proces më gradual për të shmangur një valë të dytë rastesh. Dyqanet dhe restorantet pritet të rihapen në 18 maj, nën rregullat e distancimit social.

Edhe kishat po përgatiten për rifillimin e meshave në të njëjtën ditë, me besimtarët që do të jenë të detyruar të mbajnë maska. Më herët gjatë javës, qeveria aprovoi një paketë prej 55 miliardë eurosh për të minimizuar ndikimin ekonomik ndaj bizneseve dhe familjeve.  

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu