Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Pas kritikave për nisje të ngadaltë, përshpejtohet procesi i vaksinimit në Francë

Nga A2 CNN
5 Janar 2021, 13:14 | Bota
Pas kritikave për nisje të ngadaltë, përshpejtohet procesi i

Franca zgjeron programin e vaksinimit kundër Covid-19, duke përfshirë edhe zjarrfikësit e stafin e organizatave bamirëse mbi moshën 50-vjeçare, pas kritikave për një nisje të ngadaltë të fushatës së imunizimit.

Njoftimin e dha të martën ministri i Shëndetësisë, Olivier Veran, i cili bëri të ditur se 300 qendra vaksinimi do të jenë operacionale nga java e ardhshme: “Do të amplifikojmë, përshpejtojmë dhe thjeshtëzojmë strategjinë tonë”. 

Ministri i Shëndetësisë shtoi se deri në fund të janarit, Franca do të autorizonte vaksinimin e të gjithë personave mbi 75 vjeç: "Do të përshpejtojmë gjithashtu porositë e vaksinave. Sot, kemi një ritëm prej 500 mijë dozash për javë të vaksinës së Pfizer. Së shpejti, do të kemi 500 mijë doza për muaj edhe të vaksinës së Modernës".

Franca, një prej vendeve më skeptike në botë lidhur me vaksinën, përshpejtoi procesin e imunizimit të stafit shëndetësor në spitale, ditën e hënë. Vetëm 516 persona, kryesisht në qendrat e kujdesit afatgjatë, morën dozën e parë të vaksinës në një javë, çka nxiti kritika në vend. Nisja e ngadaltë e imunizimit, krahasuar me fqinjët e tjerë europian si Britania e Madhe dhe Gjermania irritoi presidentin Emmanuel Macron, i cili u takua me kryeministrin dhe ministrin e Shëndetësisë, mbrëmjen e së hënës, për të diskutuar mbi përshpejtimin e procesit.

Franca vijon të ketë nivele të larta të infektimeve, çka sugjeron se me gjasë kufizimet do të vijojnë. Autoritetet thonë se në vend, numërohen 10 deri në 15 raste të variantit britanik të koronavirusit.  

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani