Pas krizës dhe pasigurive, tregu i pasurive të paluajtshme drejt normalizimit

Aktivitetet e pasurive të paluajtshme kanë ndjerë efektet e pandemisë në shitjet e banesave, por janë optimistë për një rimëkëmbje të shpejtë të tregut. Sektori ishte ndër të vetmit që kontribuoi në rritjen ekonomike gjatë tremujorit të parë të vitit. Por me shpërthimin e pandemisë u përball fillimisht me masat shtrënguese, e më pas me pasojat e krizës ekonomike.