Pas marrëveshjes me Ramën, Basha informon strukturat e PD për detajet – A2

Pas marrëveshjes me Ramën, Basha informon strukturat e PD për detajet

Në Partinë Demokratike, Lulzim Basha ka thirrur pak orë më parë Kolegjin e Kryetarëve, një strukturë e përbërë nga kryetarët e degëve në rrethe. Temë kryesore e diskutimit është marrëveshja me socialistët për Reformën Zgjedhore, vendimi për ngritjen e Këshillit Politik dhe hapat e mëtejshëm të aksionit opozitar, në përputhje me klimën e re politike të krijuar pas uljes në tryezë me socialistët. Gazetarja e A2, Klementina Cenkollari ndoqi zhvillimet pranë selisë së Partisë Demokratike.