Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 100%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 0%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Pas ndeshjes së 18 nëntorit, një milion euro investim në stadiumin “Arena Kombëtare”

Nga A2 CNN
6 Nëntor 2020, 22:49 | Futboll
Pas ndeshjes së 18 nëntorit, një milion euro investim në

Ndeshjet e 15 dhe 18 nëntorit përballë Kazakistanit dhe Bjellorusisë, do të shënojnë edhe startin e fazës finale të punimeve në “Air Albania Stadium”. Menjëherë pas dy ndeshjeve në Ligën e Kombeve do të bëhet zëvendësimi total i fushës, ndërkohë që do të instalohen edhe impiantet për ngrohjen e tapetit dhe për ajrosjen.

Mungesa e diellit është problemi kryesor i fushës në stadiumin më të madh dhe më modern në vend. Kjo situatë do të zgjidhet me sistem ngrohje me drita, si në shtetet me klimë të ftohtë. Duke qenë një impiant i mbyllur, në cilësinë e keqe të fushës, ndikon edhe mungesa e ajrit. Këtu hyn në lojë sistemi i ventilimit, ku zgjedhja do të bëhet mes një njësie qëndrore apo ventilatorëve rreth fushës.

Investimi me vlerë rreth një milion euro do të prekë mbi të gjitha fushën. Edhe pse në këtë stadium luhet prej afro një viti, tapeti mbetet problemi kryesor. Për ta zgjidhur këtë çështje, federata do të vendosë bar hibrid me kosto deri në 420 mijë euro.

Pikërisht përziera e barit artificial me atë natyral, është cilësia më e mirë në botë, e cila përdoret nga Reali i Madridit në fushën stërvitore të Valdebebas.

Edhe stadium Ataturk i Stambollit, që do të presë finale e këtij edicioni në Champions League, përdori këtë lloj bari për sezonin e kaluar, kur ndeshja për trofeun u spostua në Portugali prej pandemisë.

A2 CNN Livestream

Dita jonë