Sondazh: Si ka ndryshuar figura e babait në familje ndër vite?
  • Më i pranishëm me fëmijët 31%
  • Më i zënë në punë 38%
  • Ndihmon në shtëpi 31%

Pasiguria që shoqëron gratë e punësuara në fasoneri

Nga A2 CNN
17 Prill 2020, 20:46 | Aktualitet

Shqipëria numëron aktualisht 762 fasoneri, me rreth 68 000 të punësuar deri në fund të vitit 2019. Shifra konsiderueshëm të larta e që në kohët e pandemisë, të detyruar nga tregu, kushtëzimet e kontraktuesve, janë detyruar të punojnë edhe në kushte të papërshtatshme, ku janë të aktivizuara kryesisht gra dhe tashmë jemi para faktit të kryer, në fasoneri të Kurbinit e Krujës ka të prekur me Covid -9. Edhe palët poltike i kanë bërë pjesë të debateve e së fundmi kryeministri Edi Rama foli për një rihapje të kontrolluar dhe nën monitorim të rreptë. Sa do të funksionojë, si punojnë ato aktualisht e sa të rrezikuar janë. Zonja Esmeralda Hoxha, menaxhere projektesh “Aleanca gjinore për zhvillim”, i dha përgjigje këtyre pyetjeve.

A2 CNN Livestream

Dita jonë