Pasojat e Covid-19 në ekonomi, BEI: Problem, sistemi shëndetësor dhe varësia nga turizmi

Ekonomia shqiptare do të vuajë për një periudhë afatgjatë pasojat e krizës së Covid-19.Një raport i fundit i Bankës Europiane të Investimeve e rendit Shqipërisë si një nga vendet më të ekspozuara ndaj goditjeve të pandemisë.

Sistemi i dobët shëndetësor evidentohet në raport si një nga faktorët që bën vendin më të prekshëm nga efektet e koronavirusit, një alarm i dhënë më herë edhe nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim.