Pasojat e Covid-19 në ekonomi, Franca akordon 18 miliardë euro për sektorin e turizmit

Franca akordon 18 miliardë euro në ndihmë të turizmit, një nga sektorët ekonomikë më të goditur si pasojë e koronavirusit. Në një komunikim me mediat, kryeministri i vendit Eduard Philippe tha se situata me të cilën po përballet turizmi është ndoshta një nga sfidat më të vështira të historisë modern të vendit.