Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 50%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 50%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Pasojat e pandemisë në Kukës, shitësit e farërave bujqësore në vështirësi ekonomike

Nga A2 CNN
14 Prill 2020, 13:11 | Sociale
Pasojat e pandemisë në Kukës, shitësit e farërave

Situata dhe masat mbrojtëse për parandalimin e përhapjes së koronavirusit kanë ndikuar negativisht edhe në ekonominë familjare të shitësve të farave bujqësore.

Ata shprehen se interesimi për farërat bujqësore është i madh, por e blerja e tyre është e vogël pasi fermerët, sidomos të zonave të thella malore, e kanë të pamundur ardhjen e tyre në qytet për shkak të masave kufizuese të lëvizjes dhe karantinës.

Por ka nga ata fermerë të cilët në mungesë të mjeteve të transportit, kanë shkuar me kuaj në qytet për të blerë farërat bujqësore. Në fshatrat e Kukësit pothuajse e gjithë sipërfaqja e tokës së punueshme po përgatitet për mbjelljet e pranverës ndërkohë që fermerët tremben se gjendja e jashtëzakonshme mund të vazhdojë duke e pasur të vështirë të nxjerrin në treg produktin.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli