Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 100%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 0%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Pasojat e reshjeve, gjenden trupat e babë e bir, që u morën nga përroi i Bogës

Nga A2 CNN
21 Nëntor 2022, 10:18 | Aktualitet
Pasojat e reshjeve, gjenden trupat e babë e bir, që u morën nga

Policia ka gjetur mëngjesin e së hënës trupat e pajetë të babë e bir, të cilët u rrëmbyen ditën e diel nga përroi i Bogës së bashku me automjetin e tyre. Pas gati 24 orë kërkimesh në kushte të vështira pasi prurjet e përroit ishin shumë të larta, policia ka mundur të nxjerrë trupat e pajetë. Ndërkohë në të njëjtën ngjarje fatmirësisht shpëtoi vajza, e cila mundi të dilte nga automjeti dhe u ndihmua nga banoret e zonës. Ky është bilanci më i rëndë i situatës së reshjeve në veri të vendit, ku Shkodra rezultoi qarku me i goditur. Disa qindra hektarë me tokë janë të përmbytura, ndërsa policia ka evakuuar edhe disa familje banesat e të cilëve janë rrethuar nga uji.

Sakaq, prurjet e shumta te lumit Drin kanë shkëputur një pjesë të urës së vjetër të hyrje të Shkodrës, inertet e të cilës kanë goditur edhe urën ekzistuese, e cila dyshohet se ka pësuar një çedim.

Për këtë arsye që në orët e mbrëmjes se të dielës dhe në vazhdim, ura në hyrje të qytetit e Shkodrës është bllokuar për kalimin mjeteve deri në një vlerësim të plotë të gjendjes së saj. Edhe në Durrës reshjet e shiut kanë shkaktuar problematika kryesisht në fshatrat Marqinë dhe Mallkuç, ku dhjetëra hektarë dhe oborre të banesave janë nën ujë.

Ndërsa fatmirësisht uji është tërhequr nga rrugët e qytetit, të cilat përmbyten sa herë që ka reshje.

Probleme ka patur edhe në jug të vendit në qarkun e Gjirokastrës. Në akse të ndryshme nacionale dhe rurale të këtij qarku ka patur rrëshqitje të inerteve, ndërsa disa dhjetëra fshatra kanë patur mungesë të furnizimit me energji elektrike. Situata e reshjeve në vendin tonë pritet të vijoje deri ditën e mërkurë.  

https://a2news.com/2022/11/21/permbytje-me-viktima-ne-vend-ishp-keshillon-ndjekjen-e-disa-rregullave/
https://a2news.com/2022/11/21/moti-i-keq-ne-kosove-permbytje-e-veshtiresi-ne-qarkullim-ne-disa-komuna/

A2 CNN Livestream

Dita jonë