Pasojat e reshjeve, probleme me tokat bujqësore, energjinë elektrike dhe ujin

Situata e përmbytjeve vijon të jetë problematike në veri të vendit. Shkodra është qarku më problematik ku disa fshatra ndodhen të rrethuara nga uji. Situata paraqitet më e qetë në jug të vendit. Vështirësi në qarkullim, shfaq aksi rrugor Vlorë-Sarandë në Borsh, aty ku rruga ka pësuar shkarje.