Pastrimi i drejtësisë, bilanci i 21 muajve vetting

Gjatë dy viteve, pragun e derës që të çon në vendin ku mbahen seancat e vetting-ut e kanë kaluar 220 gjyqtarë dhe prokurorë të të tre niveleve të gjyqësorit. Por vetëm 94 prej tyre kanë dalë nga këtu të buzëqeshur. Ata u konfirmuan në detyrë, pasi rezultuan të pastër në pasuri, figurë dhe profesionalizëm.