Pastrimi i liqenit të Fierzës, autoritetet lokale shpresojnë në një zgjidhje finale

Liqeni i Fierzës, është 4 metër larg kuotës maksimale. Niveli aktual është 292 metër, ndërsa prurjet kalojnë 160 metër3 ujë në sekondë. Në pikun e kuotës së tij, sipërfaqja dhe brigjet janë të mbushura plot me mbetje plastike e spitalore. Bashkia vijon aksionet, por autoritetet lokale pranojnë se ato nuk janë zgjidhja përfundimtare