Pastrimi i parave, Instituti i Bazelit: Shqipëria me rrezik të lartë në Europë

Në një hartë jeshile të Europës, Shqipëria është i vetmi vend i ngjyrosur me portokalli. Kjo për të treguar një parajsë për ata që kërkojnë të pastrojnë para dhe ta bëjnë këtë gjë pa u kapur. Raporti i fundit i Institutit të Bazelit për Qeverisjen, e rendit Shqipërinë ndër vendet me rrezikun më të lartë për pastrimin e parave në Europë dhe Azinë Qendrore, lënë pas vetëm nga Uzbekistani, Turqia, Taxhikistani dhe Kirgizistani.